Analisti i njohur Artur Zheji ishte i ftuari i parë në “Dola te Ola”, i cili nëpërmjet fotografive që u shfaqën në program, rrugëtoi në kujtime.

Mbrëmja filloi me një kujtim të bukur që ai kishte me vëllezërit korçarë, të cilët siç treguan kanë një njohje të hershme që kur Artur Zheji ka qenë drejtor i Radio Televizionit Shqiptar.

Vëllezërit korçarë zbuluan se shumë vite më parë, kur ata sapo ishin kthyer në Shqipëri dhe ishin në hapat e para të karrierës së tyre, patën një ftesë nga Festivali Kombëtar në RTSH si të ftuar përshëndetës në natën finale.

Zheji me krenari tha se ka qenë nga ata drejtues që “grisi” skematikën e festivalit, dhe në bashkëpunim me vëllezërit korçarë sollën diçka ndryshe. Analisti tregoi se ishte gjykuar dhe kishte marrë vërejtje për përkrahjen që i kishte dhënë muzikës së Endrit dhe Stefit, por ai ishte i bindur për talentin e tyre. Endri kujtoi se në fund të festivalit Zheji i kishte komplimentuar dhe duke iu thënë, “Ky është festivali i vërtetë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb