Bledi Strakosha foli për marrëdhënien që ka me familjarët e tij, duke nisur nga lidhja e ngushtë që ai ka patur me gjyshërit. Ai theksoi se gjurmët kryesore te gjithsecili vijnë nga familja.

Teksa në studio u shfaq një fotografi e tij me të motrën, ai tha se me të ka një marrëdhënie shumë të veçantë. Bledi kujtoi se e ka vuajtur shumë periudhën kur ajo u largua në Itali me bashkëshortin e saj, ku ata jetuan për disa vite. Bledi kujtoi se në atë kohë ndryshe nga sot, ka qenë një periudhë e vështirë pasi nuk lejohej të dilje jashtë vendit pa viza.

Motra e tij edhe pse nuk i preferon daljet publike, i dërgoi të vëllait një videomesazh, i cili u shfaq gjatë programit, “Të kesh një vëlla ose motër është bekim, por të kesh një vëlla, të cilin e ke edhe shok, është një fat të cilin jo të gjithë e kanë. Të falënderoj që je pjesë e përditshmërisë time, të dua shumë”, tha ajo ndër të tjera.

Bledi u emocionua nga mesazhi i të motrës dhe shtoi se ka disa raste që secili prej nesh harron t’i shprehë njerëzve të afërm se sa shumë i do. Gazetari gjithashtu foli te Ola edhe për lidhjen e veçantë që ka me dy mbesat e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb