Në këtë mbrëmje speciale të programit “Dola te Ola”, vëllezërit korçarë rrëfyen marrëdhënien që ata kanë patur me nënën e tyre. Sapo fotografia e saj u shfaq Endri pa nguruar u shpreh se ajo ka qenë heroina e tyre.

Ata rrëfyen se mamaja e tyre i ka rritur me sakrifica të mëdha dhe theksuan se marrëdhënia me të ka qenë shumë e ngushtë.

Vëllezërit korçarë treguan se kur ata kanë qenë rreth moshës 4-vjeçare, prindërit e tyre janë ndarë, dhe kujdestarinë për të tre fëmijët e mori nëna e tyre, e cila më pas i ka rritur e vetme. Vëllezërit korçarë treguan se që nga ajo kohë ata nuk kanë patur më marrëdhënie dhe kontakte me të atin.

Duke u kthyer pas në kujtime emocionuese, ata treguan se nëna e tyre pas ndarjes kishte marrë një shtëpi të vogël pranë të afërmve të saj. Ajo punonte në trikotazh dhe çdo ditë i duhet të çohej për në punë në orën 5:00 të mëngjesit dhe shpeshherë edhe qumështin që ia jepnin në punë ajo e sillte në shtëpi.

Endri e Stefi e cilësuan fëmijërinë e tyre të vështirë, por që këtë gjë e kuptojnë sot pasi në atë kohë ata ishin rrethuar me shumë dashuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb