Ermal Mamaqi ishte i ftuari i parë në “Dola të Ola” për këtë javë dhe programi filloi me një video ku ai së bashku me Anxhela Peristerin kanë imituar këngëtarë të njohur si: motrat Libohova, Alma Bektashin dhe Aleksandër Gjokën, gjithashtu çiftin e dashur për publikun Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiç.

Ermali pas kaq vitesh është më i plotësuar dhe jo vetëm si artist. Prej disa kohësh ai po realizon disa trajnime për suksesin, diçka që nga disa njerëz nuk është mirëpritur. Ndaj rrëfimi te Ola nisi me to.  Ermal Mamaqi tha se ka kryer shumë trajnime për t’u bërë trajner. Kujtojmë se ai gjatë periudhës së pandemisë realizoi një trajnim në një ambient të mbyllur, duke thyer rregullat e vendosura dhe për këtë gjë u gjobit, por përveç kësaj ai tha në program se pagoi edhe një gjobë morale veç asaj monetare.

Ai tregoi rastin e një mjekeje e cila ishte e shtruar në spital për shkak të Covid-19 dhe me anë të një artikulli akuzonte Ermalin dhe kërkonte mes të tjerash që ai duhet të futej në burg. Ermali i dha një përgjigje publike mjekes dhe njerëzve që mendonin si ajo, “Nuk besoj se Covidin e mori nga trajnimi im, dhe nuk besoj se nëse unë futem në burg apo vdes ajo do të shërohet”.

Ermali tha se kritika ka marrë edhe për ofertën e trajnimeve, por shtoi se ka paguar me qindra dhe mijëra euro për t’u bërë trajner. Ai zbuloi se trajnimi që po zhvillohet aktualisht “Mendo, ndrysho, fito” është 2 ditë dhe zgjat diku te 15 deri në 20 orë dhe kushton 97 euro, lekë të cilat të kthehen nëse nuk të pëlqen trajnimi. Ndërkohë shtoi se nuk ka patur asnjë rast që pas trajnimit dikush të kërkojë lekët, kjo për faktin se të gjithë që shkojnë aty marrin dhe përfitojnë shumë më shumë se sa pagesa që kryejnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb