Senera dhe Artani rrëfyen historinë e bukur të dashurisë, ku doktoresha zbuloi se ajo që i ka pëlqyer më shumë te partneri i saj ishte fakti që ai mendonte ndryshe nga rrethi që atë e rrethonte.
Ata u shprehen se shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe thanë që aq shumë sa duhen edhe zihen. Çifti i dashur zgjodhi të ndajë me gjithë ndjekësit e programit “Dola te Ola” një nga arsyet për të cilën ata debatojnë. Senera tha se Artani ka dëshirë të ketë shumë fëmijë, ndërkohë që ajo nuk është ende gati.

Dyshja ka 10 vite diferencë dhe kjo bën që urologu Artan Koni të jetë i përmbushur profesionalisht, ndërkohë që Senera është ende e re dhe thotë se nuk ka arritur të realizojë të gjitha ato që ajo dëshiron. Sipas mjekut sado i realizuar të jesh profesionalisht, kur t’i e arrin synimin që i ke vendosur vetes, kupton që janë fëmijët shumë të rëndësishëm se sa karriera. “Përmbushja më e madhe është të bëjmë fëmijë e t’i çojmë ata deri në moshën që të jenë të zotët e vetes”, shtoi ai.

Bukuroshja Senera në fund i kërkoi partnerit të saj vetëm pak kohë, dhe mbrëmja u mbyll me këtë “premtim” të ëmbël i cili u pasua nga muzika e mrekullueshme e vëllezërve korçarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb