Miqësia është shumë e rëndësishme në jetën e shumëkujt, e tillë është edhe për avokatin Ngjela. E teksa Ola e pyet për rëndësinë e saj, avokati theksoi se dashuria që vjen nga miqësia është një gjë e madhe, ndërkohë që miqësia që mbetet nga dashuria nuk ka të njëjtën forcë.

Gjatë bisedës u vu re respekti i madh që avokati gëzon për raportin miqësor që ka me femrat dhe e diferenconte atë nga miqësia me meshkujt. Sipas tij çelësi kyç i miqësisë është fjala ose komunikimi. “Biseda e bukur shndrit sytë e një vajzë ose një gruaje”, u shpreh avokati.

Ndërkohë Preç Zogaj, një mik i ngushtë i avokatit, kishte zgjedhur ta përshëndeste atë me anë të videomesazh, ku citonte një fragmenti nga libri i tij “Finalja”, në të cilin avokati është personazh kryesor. “Elegant, ceremonial, flokëbardhë, i veshur me shije si gjithmonë, pa të ngjashëm, i pari dhe ndoshta i fundit në llojin e vetë. Fytyrë e punuar prej dijes, shijes dhe shakasë, lëkurë e holluar dhe e zverdhur nga vitet e gjata të burgut dhe jeta atje, por që fare mirë mund të merret në mos është e vërtetë si ngjyra aristokratike e muzës dhe kotësisë. Kush është ky njeri që pas një dite të ngarkuar me ecejake në tokë poshtë është ngjitur në tarracën e hotel Grandes në zemër të Tiranës dhe po kundron qytetin e kredhur në heshtje, e pra kush është ky njeri? Është Spartak Ngjela, një burrë që si Talerani apo si Kazanova nuk e tregon më moshën pasi i ka kaluar të 50-tat”, tha Preç Zogaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb