Të martën në mbrëmje Manchester United luajti sfidën e parë në “Champions League” për sezonin e ri kundër Bazelit duke marrë një fitore të thellë 3-0. Rezultati ishte i kënaqshëm por festa për Jose Mourinho-n nuk ishte e plotë pasi Pogba në minutën e 19-të la fushën pas një dëmtimi në tendinë.

Kjo ka mërzitur shumë portugezin pasi sipas “Daily Mirror”, Pogba nuk ka zbatuar planin e rikuperimit për një shqetësim që ka pasur në një tendinë, duke mos e informuar trajnerin se kishte akoma shqetësime.

Si pasojë, ky dëmtim do t’a detyrojë francezin të qëndrojë një muaj larg fushave duke humbur 4 sfida në kampionat. Atë kundër Everton, Southampton, Crystal Palace dhe Liverpool, ndërsa në Champions kundër Cska Moscoë dhe Benfica, pa harruar dy sfidat për Kupën e Botës kundër Bullgarisë dhe Bjellorusisë, që do të jenë vendimtare për Francën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb