Ish-futbollisti iranian Ali Daei ka mbështetur protestat e njerëzve duke i dalë kundër qeverisë. Si pasojë e kësaj, autoritetet e Teheranit zbarkuan avionin ku ndodhej gruaja dhe djali i tij teksa i penguan të largoheshin nga vendi.

Sipas asaj që u postua nga gazetari i BBC-së, Kian Sharifi, autoritetet urdhëruan avionin që udhëtonte nga kryeqyteti për në Dubai, të ulej në ishullin Kish. Lajmi më pas u shpërnda nga “Iran International”, e cila raportonte se si familja e ish kapitenit të kombëtares gjatë vitit 2000-2006 u pengua të largohej nga Irani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: