VLORA

Një 72- vjeçar ka ndërruar jetë pasi po bënte plazh tek ‘Plazhi i Ri’ në Vlorë së bashku me bashkëshorten.

Ai ka dalë nga deti në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital.

72- vjeçari F.H, ndërroi jetë në spital por janë ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së tij.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

 

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: