Një burrë është arrestuar pasi iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth gjatë radhës së zisë që mbahet në sallën Westminster.

Ai u arrestua sipas Ligjit për Rendin Publik dhe u dërgua në paraburgim, tha Policia Metropolitane. Incidenti në Parlament ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.

Pas incidentit, transmetimi live u ndërpre. “Rreth orës 22:00 të së premtes së 16 shtatorit, oficerët nga Komanda e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike e Met arrestuan një burrë në Westminster Hall pas një trazire.”, thuhet në deklaratën e Scotland Yard .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një zëdhënës i parlamentit tha: “Ne jemi në dijeni të një incidenti në Westminster Hall, në të cilin një anëtar i publikut u largua nga radha dhe iu afrua arkëmortit.

Më herët në mbrëmje, Mbretit iu bashkuan vëllezërit e motrat, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward, në një vigjilje në sallë. Trupi i pajetë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II do të qëndrojë në Westminster Hall deri në ditën e funeralit të saj, të hënën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb