Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, iu përgjigj kreut të PD Sali Berisha i cili kërkoi mbështetje për protestën e 12 nëntorit, se nuk mund të bëjnë revolucion ata që përvetësuan revolucionin e një populli të tërë pas përmbysjes së komunizmit.

“Dëgjuat progolun e revolucionit të Haxhiut dhe të Qamilit si aleancën properëndimore Qamili-Haxhiu . Nuk ka rëndësi nëse ata vishni poture, apo kapele të tjera. Në thelb bëjnë të njëjtën gjë duan të kthejnë orën pas, kohën e tyre kohën që ka vdekur

Duan të kthejnë kohën që ka vdekur. Nuk më çudit që përdoret foltorja për të nxitur revolucionin e shumë pritur nga masat, E thotë ai që mori peng revolucionin e studentëve, të punëtorëve të persekutuarve, Që doli nga xhepi i atij që ishte presidente përvetësoi revolucionin e një populli.

Dashka revolucion Haxhiu bashkë me Qamilin.

Me të blerë me të shitur e të korruptuar e kanë politikën këta.

Si në 2015 e më pas në qeveri të jap dorën se s’ke qenë i tillë por ashtu më duhej mua për politikë. Nuk ka asnjë lidhje për dëshirën për progres. S’duan t’ia dinë për raporte, për bashki, për qytetarët. Kanë vetëm një mendësi në mendje, veten. 2 metra katrorë nën këmbët e tyre. Ai është pushteti i tyre. A do i marrin me vete? Askush s’ka marrë me vete asgjë veç nderi e turpit. thotë hajn ai që është shpallur hajn ndërkombëtarë nga partneri ynë strategjik, ai që edhe pak po del parti e padëshiruar nga ata që e duan Shqipërinë. Ç’revolucion do bëjë më 12 nëntor, në emër të kujt do përmbysi qeverinë e zgjedhur me votë? Duan ose ta marrin me dhunë ose në tavolinë. Me 33 bashkitë e propozuara do i marrin?”, tha Spiropali.

I ashpër ka qenë dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, i cili i është përgjigjur akuzave të Berishës.

Ai i bëri thirrje Kuvendit që Berisha mos të flasë më në Kuvend.

“Aleanca e rublave mes metës dhe Berishës është përgjigja që duhet t’i japin qytetarët shqiptarë, kudo ku ndodhen, në Maqedoni, Preshevë, Mal të Zi, e kudo. Si ka mundësi që këta dy njerëz sa herë që janë bashkë kundër Shqipërisë. Në 21 janar, vetëm 4 ditë më pas kanë miratuar një rezolutë kundër imazhit të Shqipërisë. Sali dhe Meta janë prapë bashkë për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Këta të dy nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë. I ka bërë servili prej tyre presidencë, gjithçka i ka dhënë Shqipëria. Turpi i tyre është sa herë ju jepet mundësia, të dëmtojnë Shqipërinë. Është e rëndë, madje e turpshme për Kuvendin, që një non-grata si Sali Berisha vazhdon të përdhunojë foltoren e Kuvendit. Duhet të marrim vendim që një gjë e zezë që vjen nga bota e përtejme, të mos flasë më në foltoren e Kuvendit.”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb