Prej disa ditësh nuk shënoheshin raste të reja me COVID dhe doli nga zona e kuqe, por rihapja e Codogno (Lodi) të Italisë, ka zbuluar raste të reja me koronavirus. Codogno eshtë zona ku mbi një muaj më parë, u regjistruan rastet e para pozitive me Covid-19.

“Corriere della Sera” shkruan se, pas disa javësh rënie progresive, trendi i rritjeve, ka arritur në një përqind.

“Kemi gjashtë raste të reja pozitive – shpjegon kryetari Francesco Passerini.

Po ashtu, lista e vdekjeve të mjekëve të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet në Itali. Sipas Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë, tre mjekë të tjerë kanë vdekur: ata janë Dino Pesce nga Xhenova, Anna Maria Focarete nga Lecco, Giulio Calvi nga Bergamo. Kështu, numri i përgjithshëm i vdekjeve rritet në 44.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb