SHKODRA

Gazetari Senad Nikshiqi zbulon për BalkanWeb dëshmitë e konfliktit mes komshinjsh në Shkodër që përfundoi me plagosjen e rëndë të Kaltrina Hilës.

Kjo e fundit ka rrëfyer se si Hilë Simoni, që ka një konflikt me bashkëshortin e saj e ka dhunuar.

”Fillimisht më goditi dhe më pas më zuri me makinë”- tha Katrina Hila.

Por autori ka një tjetër dëshmi të kundërt. Ai thotë se ishte fillimisth 54- vjeçcarja që i doli me levë hekuri për ta vrarë.

Po ashtu ai sqaron se e zuri me makinë nga frika se mos e godiste me levë.

”Katrina Hila më doli para me një levë hekuri për të më vrarë dhe në atë moment nga frika e kam zënë me makinë.”- thotë Hilë Simoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb