Pasi doli pozitive me COVID-19, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi duhet të përballet edhe me një padi.

Mësohet se ajo është paditur nga Këshilli Bashkiak në Shkodër për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Vendimet e bëra nga Këshilli Bashkiak për Vllazninë, i janë vënë në dispozicion Voltana Ademit, por kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Referuar faqes QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak.

Kështu Këshilli Bashkiak pretendon se Voltana Ademi me veprimet e saj ka tejkaluar kompetencat e dhëna me ligj duke mos dorëzuar në QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: