Modelja e njohur ruse, Lola Bunny, është kërcënuar sistematikisht ditët e fundit, për shkak se doli topless para katedrales në Moskë.

Ajo ka publikuar disa pamje kur ngre bluzën dhe ekspozon gjoksin para katedrales Shën Basil në Moskë.

Modelja shihet duke ecur drejt kameras dhe në një moment ngre bluzën dhe ekspozon gjoksin. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur mirë nga besimtarët dhe për pasojë ka marrë qindra mesazhe kërcënuese për jetën.

Ajo u detyrua të kërkonte ndjesë dhe tha se nuk kishte si qëllim që të ofendonte besimtarët dhe se fotot ishin bërë disa kohë më parë dhe nuk kishte patur për qëllim që t’i publikonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb