TIRANE

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Mark Frrokun të premten e 1 tetorit, në një ceremoni madhështore, ku ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohur të ekranit, miq të çiftit.

Pjesëmarrësit në dasmën e Rudinës dhe Markut kanë publikuar në rrjetet sociale shumë momente nga festa e organizuar, duke kërcyer dhe kënduar.

Një nga ato momente është kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kënduar në dasmën e çiftit. Në këtë video mund të shihet kur Aurela e ulur në tokë, bashkë me Mark Frrokun këndon këngën e Hajredin Pashës dhe në tokë janë të hedhura shumë kartëmonedha dollarë.

Ndërkohë në disa video të tjera të publikuara në Instagram shihet teksa të ftuarit shijojnë zërin e Aurela Gaçes e cila ka elektrizuar atmosferën me këngët që performoi në dasmën e çiftit VIP. Ditën e djeshme gjithashtu aktorja dhe ish-deputeti celebruan dashurinë e tyre edhe me një ceremoni në kishë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: