Dollari pritet të regjistojë sot rënien e tij më të madhe javore që nga viti 1987, pas një jave në të cilën qeveria federale dhe Rezerva Federale u përpoqën të shpëtonin ekonominë amerikane, e cila u godit rëndë nga koronavirusi.

Indeksi i dollarit tregoi një rënie javore me gati 4 5%.

“Kërkesa për dollarin është ngrirë pas një jave të jashtëzakonshme në Wall Street dhe premtimet e kreut të FED-it se do të derdhin para pa llogari, për të mbështetur një ekonomi plotësisht të ngecur në vend”, tha Joe Manimbo, nga Western Union,

Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane Jerome Powell tha dje se institucioni do të vazhdojë të japë para “në mënyrë agresive” për të luftuar ndikimin ekonomik të epidemisë COVID-19.

SHBA është që nga dje vendi me numrin më të madh të rasteve të infektimit me COVID-19, të deklaruara zyrtarisht, me më shumë se 97 000 raste dhe 1 475 vdekje.(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: