TIRANE – Leku shqiptar vijon të zhvlerësohet përballë monedhave të huaja e kryesisht dollarit, i cili vijon të fitojë pikë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar ka arritur të shkëmbehet me 124.44 lekë ditët e fundit ndërkohë që Euro qëndron në kuotat e 139.89 lekëve.
Monedha europiane edhe pse në tregjet ndërkombëtare është zhvlerësuar në minimum në 11 vitet e fundit duke u shkëmbyer me 1.15 dollarë, në Shqipëri vazhdon të ruajë të njëjtin pozicion.
Sipas kursit zyrtar të BSH-së, të siguruar nga ATA, një euro është shkëmbyer me rreth 139.89 lekë, duke ruajtur nivele të larta kundrejt rënies që ka pësuar në tregjet ndërkombëtare.
Sipas ekspertëve forcimi i dollarit tashmë ka ardhur e ndikuar edhe si pasojë e vendimit për hedhjen e 1.3 trilionë eurosh nga Banka Qendrore Europiane.
Në tregjet ndërkombëtare euro është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj dollarit .Por pozicioni i lartë i Euros ndaj Lekut shqiptar shpjegohet me faktin e kërkesave të larta për këtë valutë si dhe kryerjen e 40% të shkëmbimeve me Euro. Për njohësit e ekonomisë zhvlerësimi i Lekut shqiptar ndaj Euros dhe Dollarit është një tregues për një ecuri të dobët të ekonomisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: