Matematika mbetet një pengesë, por pas javës së 27-të të Serie A, Inter ka në dorë titullin kampion. Më saktë, vetëm zikaltërit mund ta humbasin trofeun, por kjo duket e pamundur pas fitores së fundit 2-1 në fushën e Torinos, që i lejon të besuarve të Antonio Conte të thellojnë në nëntë pikë diferencën me ndjekësit më të afërt në krye të renditjes. Nuk kanë dyshime për këtë mediat italiane, të cilat nënvizojnë një detaj që ndoshta i ka shpëtuar tifozëve të thjeshtë.

Lukaku Lautaro Inter Away Goal
Lukaku Lautaro Inter Away Goal

Suksesi kundër Torinos ishte I vështirë, por pikërisht fitore si këto tregojnë pjekurinë e Interit, që vazhdon serinë pozitive në kampionat. Kur mbeten edhe 11 javë deri në fund të sezonit, 9 pikë shkëputje janë një distancë sigurie, ndërsa Conte dhe skuadra e tij kanë një tjetër avantazh ndaj rivalëve. Jashtë çdo kompeticioni tjetër, zikaltërit mund të përgatisin të qetë dhe të përqëndrojnë energjitë vetëm te “scudetto”, që do të bënte të harroheshin të gjitha zhgënjimet e tjera të sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: