I ftuar në emisionin “Real Story”, Ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta komentoi situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Ai ka një pandemi shpirtërore pas asaj të koronavirusit? Ai pranon se koronavirusi i ka gjetur të gjithë të papërgatitur, por njerëzit tani që janë të detyruar të rrinë larg kishave dhe vendeve ku mund t’i falen Zotit, mund të falen nga shtëpitë e tyre.

“Erdhi e papritur e paparashikueshme dhe e pakuptueshme edhe për ne. Do të na duhet kohë ta kuptojmë peshën e kësaj historie. Edhe neve u munduam të përshtateshim me situatën, ndaluam grumbullimet dhe shërbesat liturgjike. Ka ndikuar kjo sëmundje edhe te besimi, sigurisht”,- tha ai.

Më tej, ipeshkvi komentoi lutjen e Papa Franceskut në sheshin bosh të Shën Pjetrit.

“Ne për të kërkuar hyjnoren rendim drejt vendeve të shenjta, Papa na ftoi të zbulojmë hyjnoren brenda nesh, brenda njeriut. Kjo koha e koronavirusit na ka shkëputur nga ambientet e zakonshme ku adhuronim Zotin, na ka shtyrë drejt një jete shpirtërore edhe duke qëndruar në shtëpi. Kemi zbuluar atë kishëzën shtëpiake. Kush do të lutet mund ta bëjë në dhomë apo në shtëpi”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: