Recete nga znj Eneida
Përbërësit

4-5 domate mesatare
1 kuti ton 
2 qepë të njoma
1 spec i kuq
2 lugë misra të zierë
100 gr oriz basmati
100 gr mozzarella
Majdanoz
Kripë
Piper
Vaj ulluri

Përgatitja

Në tigan skuqim qepët e njoma me specin e kuq. Pasi janë zbutur shtojmë misrin e zierë, orizin basmat dhe tonin. I kaurdisim pak bashkë të gjitha, shtojmë kripë dhe 200 ml ujë dhe i ziejmë nga pak. Në fund shtojmë majdanozin. Domateve u heqim pjesën e brendshme dhe i mbushim treçerek të volumit. I pjekim në 200 gradë. 10 minutat e fundit u shtojmë nga një fetë mozzarella lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: