Nga: ZONJA KATERINA
4 kokrra domate
4 kokrra vezë
4 feta sallam
4 feta djathë
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Presim domaten në pjesën e poshtme duke krijuar një si kapak dhe më pas pjesën e brendshme e pastrojmë me një lugë. E spërkasim domaten në brendësi me pak kripë dhe me pak sheqer dhe më pas vendosim një fetë djathë, një fetë sallam dhe një kokërr vezë. E spërkasim vezën me kripë, piper dhe me pak vaj ulliri dhe i vendosim domatet e mbushura në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.
(er.cu/Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb