Kombi britanik ka hyrë në një periudhë zie pas njoftimit se Mbretëresha Elisabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare pasditen e djeshme.

Familja mbretërore ka të ngjarë të shihet e veshur me të zeza gjatë kësaj kohe në shenjë respekti për monarken, ndër të cilat edhe Kate Middleton dhe Camilla Parker të cilat janë parë të veshura me perla të bardha për një arsye shumë të rëndësishme.

Ditën e sotme Camilla dhe Mbreti Charles III u përshëndetën nga një turmë jashtë Pallatit Buckingham , dhe bashkëshortja e Mbretit të ri u pa duke veshur gjerdanin e saj me katër fije me kapëse diamanti të rrumbullakët.

Nga ana tjetër Kate Middleton e veshur me vathët e saj me perla 18 karatësh u pa për herë të parë që nga vdekja e Madhërisë së Saj teksa merrte fëmijët e saj nga shkolla.

Perlat e bardha janë stolitë që mbahen zyrtarisht gjatë periudhës së zisë nga familja mbretërore.

Ato shpesh quhen “bizhuteri zie” dhe kjo daton që nga periudha e Mbretëreshës Victoria.

Pas vdekjes së burrit të saj, Princit Albert, mbretëresha Victoria veshi të zeza për 40 vite në shenjë nderimi. Të vetmet stoli që ajo vishte ishin të zeza ose pa ngjyrë.

Sipas The Telegraph , perlat mendohet se janë simbol i lotëve. Tradita ka vazhduar në familjen mbretërore ndër vite, duke përfshirë funeralin e bashkëshortit të Mbretëreshës , Princit Philip , në prill 2021.

Mbretëresha i bëri homazhe burrit të saj me një gjerdan me perla me tre fije dhe vathë të ngjashëm. Madhëria e saj zgjodhi gjithashtu të vishte perla në funeralet e Princeshës Diana, Princeshës Margaret dhe Mbretit George VI.

Leslie Field, autori i ‘The Queen’s Jewels’, tha për ‘PEOPLE’: Perlat janë tradicionale për mbretëreshat, nuk ka pasur kurrë një që nuk i ka veshur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb