Premier League duket nga një planet tjetër, dukshëm në një nivel shumë të lartë në raport me kampionatet e tjerë të rëndësishëm në Evropë.

Pasi kaluan me katër ekipe në fazën e 1/8 në Champions, anglezët vijuan dominim edhe në dy turnetë e tjerë të UEFA, Europa dhe Conference League.

Arsenal e mbylli me fitore Grupin A duke mposhtur Zurich me rezultatin minimal 1-0, “topçinjtë” kalojnë si kokë grupi.

Me fitore e mbylli edhe Man.United duke mposhtur në transfertë Real Sociedad me rezultatin minimal 0-1. Me 15 pikë, po aq sa Sociedad, “djajtë e kuq” e mbyllin në vendin e dytë, diferencën e bëri golavarazhi.

Në Conferencë League kalon në fazën me eliminim direkt edhe West Ham, me 6 ndeshje 6 fitore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb