Me të vërtetë pritën 30 vjet, por tani gjithçka është harruar. Liverpool dhe tifozët e tij mund të vijojnë jatë festën deri kur të marrin zyrtarisht në dorë trofeun e kampionëve të Anglisë, por deria atëherë specialistët, teknicienët, ata që merren me statistika dhe mediat mund të bëjnë bilancin e një sezoni spektakolar për Jurgen Kloop dhe të besuarit e tij. Për këtë janë të gjithë të bindur: ky ishte një sukses më shumë se I merituar. Do të ishte e çuditëshme, por edhe nëse dikush nuk e pëlqen mënyrën se si luajnë “Reds”, atëherë duhet të shohë shifrat dhe të heshtë.

Kur mbeten edhe shtatë javë deri në fund të Premier League, Liverpool ka grumbulluar 86 pikë, me 28 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje. Po ashtu, skuadra e Klopp ka sulmin e dytë më të mirë, pas Manchester City me 70 golatë shënuar dhe mbrojtjen më të mirë me vetëm 21 gola të pësuar. Shifra që kanë vendosur rekorde në historinë e klubit dhe që në deri në fund të sezonit mund të vendosin të tjera limite në historinë e futbollit anglez. Kështu, Liverpool ka në dorë të thyerë rekordet e Manchester City, atë të fitoreve dhe pikëve të grumbulluara në një kampionat të vetëm. Arsye të rëndësishme, që megjithëse tani zyrtarisht kampion, do t’i japin motivim “të kuqve” të ruajnë ritmin deri në fund.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb