Lacio dhe Atalanta vijonë marshimin e tyre në kampionat, teksa janë në zonën europiane të tabelës. Të dyja skuadrat pas fitoreve ndaj Frozinones dhe Kajliarit, të dyja në transfertë, ngjitur në kuotën e 35 pikëve dhe së bashku me Romën ndajnë vendin e pestë, por me verdhekuqtë të favorizuar nga golavarazhi ndaj zikaltërve dhe bardhekaltëve.

Sot, Strakosha, Berisha e Gjimshiti ishin të gjithë titullarë, për kënaqësinë e tyre, të tifozëve shqiptarë dhe të Kristian Panuçot, që sheh vijueshmërinë fantastike të elementëve të tij kryesorë.

Tomas Strakosha bëri një pritje fantastike në fund të takimit duke i ruajtur Lacios epërsinë e golit të Kaisedos në të 36-ën, duke qenë një nga më të mirët e ekipit të tij. Minuta të plota dhe për Durshmishin e Danimarkës, ndërsa Berisha i dardanëve aktivizohet në të 58-ën.

Mjaft mirë dhe Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit. Goli i vetëm i Hateburit në minutën e 50-të u mbrojt me fanatizëm nga prapavija bergamaske e udhëhequr nga shqiptarët, ndërsa Berisha u ndëshkua në fund të takimit me kartonin e verdhë për vonesa loje.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb