Me rokadën e në stolin e Leeds United, numri i trajnerëve spanjollë në Premier League shkon në gjashtë, duke dominuar ndaj atyre vendas, që tashmë mbeten vetëm 4.

Arsenal, Manchester City, Aston Villa, Southampton, Wolves dhe Leeds drejtohen nga teknikë spanjollë, me dy skuadrat e para që kryesojnë kampionatin anglez. Trajnerët vendas drejtojnë Chelsea, Everton, Newcastle dhe Bournemouth, ndërsa flamurin e Italisë e mba Conte te Tottenham dhe De Zerbi te Brighton.

Në 20 skuadrat e Premier League ka trajnerë nga 11 kombësi të ndryshme. Trajnerët spanjollë shihen nga pronarët me më pak rrezik sesa anglezët. Ata nuk janë aq të shtrenjtë dhe kanë më shumë përvojë. Është kombinimi perfekt, mjafton të shohim se kur një trajner anglez e ka fituar titullin në Premier League.

Hera e fundit që ka ndodhur është viti 1992 kur Leeds United u shpall kampion. Fakt është se spanjollët dhe italianët janë të dhënë shumë pas detajeve, që në fund bëjnë diferencën.

Edhe mënyra e të luajturit ka ndyshuar shumë në shekullin e 21-të në Angli vetëm falë trajnerëve që duan të luajnë me shumë prekje. Dhe ky stil loje u ka dhënë sukses, me shumë mundësi një trajner spanjoll do të shpallet kampion në fund të sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb