Me Bayern Munich shumë larg parashikimeve dhe me një ecuri plot oshilacione janë dy Borussia që bëjnë ligjin në këtë sezon të Bundesligës. E para nuk është ajo e Dortmundit, por Moenchengladbah, supriza më e madhe e kampionatit gjerman pas dhjetë javëve të para.

Bundesliga
Bundesliga

Skuadra e drejtuar nga Marco Rose konfirmoi formën e shkëlqyer në ndeshjen e fundit, duke kaluar me rezultatin 2-1 transfertën e vështirë kundër Bayer Leverkusen. Askush nuk e kishte parashikuar një ecuri të tillë të formacionit nga Gladbah, aq më tepër që në merkaton e verës shiti disa prej lojtarëve më të rëndësishëm.

W1900 H1067 X1281 Y720 Ap 329ea60009c503c5 73aab47cd89f338f
W1900 H1067 X1281 Y720 Ap 329ea60009c503c5 73aab47cd89f338f

Duket se ka kaluar momentin e vështirë edhe Borussia Dortmund që është ngjitur në vendin e dytë me tre pikë më pak se kryesuesit. Skuadra e drejtuar nga Lucien Favre u kthye te fitorja, duke mundur 3-0 Wolfsburg. Vazhdon ngjitjen në renditje edhe Leipzig, ndërsa humbja e rëndë 5-1 në transfertën e Frankfurtit ka bërë që Bayern Munich të zbresë në vendin e katërt të klasifikimit të përgjithshëm në Bundesligë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb