Ndonëse janë zhvilluar vetëm dy ga rat e para, Kampionati Botëror 2025 i Formulës 1 ka dhënë indiciet e para të këtij edicioni, duke konfirmuar një MekLaren dominues. Para së të shkohet në ndalesën e tretë në Suzuka, le të shikojmë se cilët kanë qenë fituesit dhe humbësit e dy eventeve të para, në Australi dhe Kinë.

FITUESIT – MekLaren ka treguar menjëherë muskujt dhe pa dyshim që është fituesi i madh në dy daljet e para të sezonit, duke shënuar dopietë në “pole postion” dhe gara. Edhe kur dështuan në Sprintin e Kinës, makinat portokalli u rikthyen fuqishëm në kualifikuese dhe më pas në Çmimin e Madh.

Një start sezoni që i jep statusin skuderisë britanike si favorite kryesore për titullin e pilotëve dhe konstruktorëve. Norris ka qenë gjithnjë në dy vendet e para, ndërsa Piastri, pas penalizmit nga strategjia në Australi, u rikthye si protagonist kryesor në Çmimin e Madh të Shangait. Menjëherë pas MekLarenit vjen Mercedesi.

Pas një Botërori me shumë probleme si ai i vitit të kaluar, në këtë fillim sezoni “shigjetat e argjendta” janë shfaqur solide. Pas shumë zhurmë, Xhorxh Rasëll arrin të koleksionojë podiume, ndërsa nga ana tjetër Andrea Kimi Antoneli nuk dështon kurrë të dielave. Ata mund të mos kenë ritmin apo qëndrueshmërinë e MekLarenit, por nëse vazhdojnë kështu do të ushtrojnë presion ndaj rivalëve. Rasëll duket i vendosur, edhe pse ndoshta i mungon pak guximi për të nisur makinën në momentet vendimtare.

Në këtë klasifikim, Maks Vershtapen futet në anën e fituesve. Edhe pse nuk ka një makinë në lartësinë e kundërshtarëve, piloti holandez bën diferencën, duke shënuar rezultate të rëndësishme. Ai regjistroi podium në Australi, ndërsa në Kinë mori vend të katërt. Kështu, Maks është gjithnjë gati dhe pret përmirësimin e njëvendëshes së tij.

“Në do të jemi në lartësinë e duhur pas pesë garash”, është shprehur këshilltari i Red Bullit, Helmut Marku, duke bërë kështu të ditur se së shpejti Vershtapen do të ketë në dispozicion “bishën” e tij.

HUMBËSIT – Zhgënjimi i madh i këtij fillim sezoni është pa dyshim Ferrari. Kur dukej se “kokëkuqja” po rigjente rrugën e duhur me suksesin në Sprintin e Kinës, e diela ishte në Shangai ishte një hap i madh pas. Në Itali tashmë kanë nisur të bien sirenat e alarmit dhe reagimi bëhet i detyrueshëm.

SF-25 ka një bazë të mirë, por lindin boshllëqe në menaxhimin e tij. Kush është lideri? Çfarë ndodhi në Kinë? Këto janë pyetje që po bëhen tashmë në Maranelo. Ndërsa Ferrari është në prag të një krize, piloti i tij më jetëgjatë i ekipit, Sharl Lëklerk, është një viktimë e drejtpërdrejtë. Monegasku vazhdon të ngrejë dyshime kur gjërat shkojnë keq. Ai nuk ka pasur as ritëm dhe as kapacitet për të ndryshuar situatën.

Gjithashtu shumë larg pritshmërive ka qenë edhe debutimi Luis Hamilton, pasi një suksesi në Sprintin e Kinës nuk mjafton për ta shpëtuar fillim-sezonin me Ferrarin nga shtatë herë kampionin i botës. Liam Lauson është njeriu i momentit më negativ pas dy paraqitjeve shumë të dobëta me Red Bullin. “Duhet të eci më shpejt”, përsërit piloti nga Zelanda e Re. Lauson nuk është më shoferi kryelartë dhe agresiv si te RB.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb