Një deputet shqiptar dominon tregun italian të reklamave dhe shërbimeve online përmes kompanisë së tij, Localweb.

Bëhet fjalë për deputetin e PD Agron Shehaj i cili me partner kryesor “Google” ia ka dalë ta kthejë kompaninë e tij lidere në tregun digjital.

Këtë e zbulon vetë deputeti në 5-vjetorin e “Localweb” ndërsa bën me dije se kjo kompani ka pothuajse 30.000 klientë biznesi, 500 të punësuar në Shqipëri dhe mbi 200 bashkëpuntorë në Itali.

Statusi i plotë
5 vjet më parë Localweb ishte vetëm një ide më shumë pikëpyetje: a mund të krijonim një kompani në Shqipëri që të konkurronte në Europë në tregun e reklamave dhe shërbimeve on line?

Sot përgjigja është po! Localweb është një nga kompanitë lider në tregun dixhital dhe një nga partnerët kryesorë të Google në Itali, me pothuajse 30.000 klientë biznesi, 500 të punësuar në Shqipëri dhe mbi 200 bashkëpuntorë në Itali.

Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe në veçanti stafin drejtues për besim që treguan tek intuita ime dhe për këmbëguljen dhe punën e palodhur në arritjen e këtij rezultati të jashtëzakonshme.

Çfarë kemi bërë tregon qartasi, që me vullnetin dhe punën e duhur, të rinjtë shqiptarë mund të arrijnë rezultate të paimagjinueshme, edhe në Shqipëri.
Ata kanë nevojë vetëm për për një shans dhe të drejtohen në mënyrën e duhur.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb