Zbardhet takimi mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tserete dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta tregon se gjatë bisedës me zyrtarët theksoi me forcë domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kënaqësi të zhvilloja sot një takim të frytshëm dhe të përzemërt me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z.George Tsereteli, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, z. Roberto Montella.
I falënderova për mbështetjen që Asambleja Parlamentare e OSBE ka dhënë ndër vite për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.
Theksova me forcë domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë.
Nëntë kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.”, shkruhet në mesazhin e Metës. Takimi ne fjale erdhi pas letres qe Meta dergoi ne Zyren e Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ në Tiranë, ku shpallte ‘non-grata’ ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: