Reperi Don Xhoni ka kaluar një moment aspak të hijshëm në një restorant në Belgjikë. Në një video të shpërndarë në Tik Tok, reperi është bërë protagonist i një ngjarje të pakëndshme.

Ai shihet teksa shoqërohet jashtë ambientit të lokalit nga ana e sigurimit.
Videoja në fjalë tregon se si reperi nga Drenasi përcillet nga sigurimi për të dalë jashtë restoranti.

Sipas videos, bëhet fjalë për një paraqitje të reperit më 11 mars të këtij viti në Belgjikë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, mbeten të paqarta arsyet e shkaktimit të kësaj katrahure, e cila e shpërndarë gjithandej në TikTok.

Don Xhoni në anën tjetër ka pak kohë që ka publikuar këngën e tij më të re, “Crypto”, e cila është pritur mirë nga fansat e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb