Don Xhoni është një ndër reperat më të dëgjuar të momentit sidomos pas publikimit të këngës më të fundit.

“Katile” ishte lançimi i rradhës i reperit, ku pjesëmarrëse në klip ishte edhe Megi Pojani. Akuzat nga publiku por edhe nga vetë njëri-tjetri i artistëve për blerje klikimesh është bërë një fenomen i zakonshëm tashmë.

Këngët e këngëtarëve shqiptarë në vetëm 24 orë arrijnë mbi një milion klikime dhe kjo shton dyshime për blerje të tyre. Pre e akuza ka rënë edhe Don Xhoni, i cili nuk heziton të thumbojë në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi reperi nga Drenica, ka festuar 10 milion klikimet në vetëm 7 ditë të këngës së re, duke ironizuar të gjithë kritikët.

“Shumë katil jam treguar me këto rekorde,”-shkruan Don Xhoni.

Fcesd
Fcesd

Më herët reperi ka ironizuar ata artistë të cilët nuk kanë për ta pranuar kurrë se i blejnë klikimet dhe i bëri të ditur të gjithëve se rezultatet shihen nga dëgjimi i këngës në klube, tiktok, apo edhe në rrugë.

“Kjo puna e ‘fake’- ‘ç’fake’ është debat i thellë, ata që nuk e kanë pranuar kurrë nuk kan për ta pranuar asnjëherë. As nuk më intereson të ma pranoja ndonjëherë ajo lloj shtrese.

Është e thjeshtë, testi shumë i lehtë, dilni dhe shikoni rrugëve çfarë po dëgjohet, klubeve, tiktok, kudo…”– shkruante Don Xhoni./Panoramaplus

Don Xhoni 2
Don Xhoni 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: