Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet, gjatë konferencës për media, nëse vendimi për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA është iniciuar nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Berisha tha se nuk ka dijeni kush e ka iniciuar vendimin, ndërsa shtoi se pas shpalljes së tij “non grata” ka pasur komunikime me miqtë amerikanë, por që nuk ka kërkuar ndihmën e tyre.

Pyetje-përgjigje:
Grupi që hedh akuza për Gërdecin?
Grup kundërshtar, që ka të drejtën të kundërshtojë, por nuk është mirë të manipulojë, por s’ka gjë. Nuk shoh ndonjë gjë të veçantë. Beteja ime ka lidhje vetëm me dinjitetin njerëzor, nuk kam unë asnjë lloj shqetësimi tjetër, por është e parevokueshme.

A keni pasur komunikime me miqtë amerikanë?
Kam pas shumë komunikime, por që ta dini, derisa vendosa t’i drejtohem gjykatës, nuk kam kërkuar ndihmën e askujt. Unë vendosa t’i drejtohem gjykatës dhe të flasë gjykata. besoj se kjo ishte zgjidhja më e ndershme.

A ka qenë Donald Lu që ka iniciuar këtë proces? A ndiheni të tradhtuar nga mbështetësit tuaj në parti?
Absolutisht! Solidaritet më të madh se tani nuk kam pasur ndonjëherë. Nuk kam dijeni se kush e ka iniciuar.

Pasi të vini në vend nderin dhe dinjitetin tuaj, do ta dorëzoni mandatin tuaj?
Unë thashë se do ta dyfishosh!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb