Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, analistët dhe të ftuarit kanë diskutuar në lidhje me presidentin amerikan Donald Trump dhe karakterin e tij.

Ish-ambasadori  i Shqipërisë në Nju Jork, Fatos Tarifa, deklaroi se kreu i shtetit amerikan Donald Trump e bëri slogan idenë “Amerika e para”, që thuajse çdo president e ka mbajtur si parim.

Fatos Tarifa: Amerika ka luajtur dhe luan rolin e liderit, pavarësisht se ka gabuar në Vietnam, Kore etj. Donald Trump është i vetmi president që i kanë ikur shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Është i vetmi president që njerëzit e afërm nuk kanë dashur që të punojnë me të. Nuk e ka thënë asnjë president në Amerikë se SHBA nuk është e para. Ky e bëri slogan.

Multi-kulturalizmi nuk ka ekzistuar asnjëherë në Amerikë. Në Ameërikë, emigrantët asimilohen. Donald Trump ka qenë president polarizues.

Frrok Çupi: Trump ka kërkuar thjesht emigracion të ligjshëm, nuk ka ndaluar askënd të hyjë në SHBA. Trump ka kërkuar që Amerika të mos japë para për shtetet europiane. OBSH është bashkëfajtore për koronavirusin, prandaj u kritikua nga Donald Trump. SHBA paguan shumë për OBSH. Trump ka thënë se punon për Amerikën në radhë të parë, por edhe për botën. Trump uli papunësinë.

Skënder Minxhozi: Komandanti i botës nuk mund të ketë botëkuptim mesjetar. Donald Trump bën teori konsipracioni. Trump ka ndarë të bardhët nga njerëzit me ngjyrë në SHBA. Presidenti dështoi edhe me koronavirusin.

Mustafa Nano: Unë mendoj se Donald Trump e ka shfrytëzuar ndarjen. Pashë debatin dhe Biden ishte i dobët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb