Donald Trump di si të jetë në qendër të vëmendjes.

Ai ka befasuar sërish këtë herë. Ish-presidenti amerikan do të jetë komentatori i ndeshjes së boksit, ku Evander Hlyfield, do të bëjë rikthimin e tij në ring, të shtunën në Florida.

Luftimi me 8 raunde, që përkon me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, është parashikuar të mbahet në kazinonë “Seminole Hard Rock Hotel” në Florida dhe konsiderohet si një ndeshje mes profesionistësh dhe jo një shfaqje.

58-vjeçari Holyfield do të ketë përballë në këtë ndeshje 44-vjeçarin Vitor Belfort, një ish-kampion i UFC, i cili u tërhoq nga sporti në vitin 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb