Donald Trump Jr dhe bashkëshortja e tij Vanessa Haydon janë drejt divorcit. Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij në një komunikatë për shtyp kanë deklaruar se kanë vendosur të ndahen, pasi është bërë prezente kërkesa për divorc në gjykatën e New York-ut.

Të dy, prindër të pesë fëmijëve, kanë deklaruar se respekti ndaj njëri-tjetrit do vazhdojë, gjithashtu edhe ndaj familjeve respektive.

‘New York Post’ kishte shkuara para disa kohësh për disa probleme mes ish modeles dhe Trump Jr, të ardhura si pasojë e shumë udhëtimeve që ai bënte.

Vanessa Trump (40 vjec) ka kërkuar divorcin, duke prezantuar kërkesën në Gjykatën Supreme të Mahnatanit.
Sipas thashethemeve bëhet fjalë për një divorc ‘të pakontentueshëm’, e cila nënkupton që do të jetë një betejë ligjore që s’do të ketë kundërshti në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve apo ndarje të pasurisë.

Të dy janë martuar në 2005 dhe çifti bënte jetë të ndarë prej kohësh. Donald Jr ka qenë shumë aktiv gjatë fushatës presidenciale të babait të tij dhe drejton bizneset e familjes së bashku me vëllain Eric, 34 vjec, që kur miliarderi është transferuar në Shtëpinë e Bardhë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb