SHBA- Sipas një interviste të vitit 1990 për Vanity Fair, Ivana Trump, ish-bashkëshortja e miliarderit Donald Trump, tashmë një nga kandidatët kryesor republikan për president, i kishte thënë avokatit të saj Michael Kennedy se burri i saj mbante një libër me fjalimet e Hitlerit nën shtratin e tij.

“Ivana Trump i kishte treguar avokatit të saj, Michael Kennedy se burri i saj lexonte herë pas here një libër me fjalimet e përmbledhura të Hitlerit nga ditët e tij më të hershme deri në vitin 1939, që tregonin aftësitë e tij të jashtëzakonshme si mjeshtër i propagandës”, shkruante gazetarja Marie Brenner.

Hitleri ishte një nga oratorët më të mëdhenj të historisë, ndërtoi një regjim gjenocidi nazist me fjalime që magjepsnin audiencën.

“Njerëzit ishin të gatshëm për të ndjekur atë (Hitlerin), sepse ai dukej sikur i kishte përgjigjet e duhura në një kohë trazirash të mëdha ekonomike”, shprehej Profesor Bruce Loebs, i Universitetit të Idahos.

Kur Brenner e pyeti Donald Trump se si arriti të siguronte fjalimet e Hitlerit, ai hezitoi një çast pastaj i tha: “Kush ta tregoi ty këtë?”

Kur gazetarja i tha se nuk e mbante mend se kush i kishte treguar, Trump tha se ishte shoku i tij nga Paramount, Marty Davis, një hebre që i kishte dhënë një kopje të “Mein Kampf”. Por Davis se kishte pranuar që i kishte dhënë një libër për Hitlerin, Trumpit.

“Por ishte ‘Rendi im i ri, Fjalimet e Hitlerit”, jo ‘Mein Kampf’”, ka thënë Davis. “Mendova se do ti dukej interesant. Unë jam shoku i tij, por nuk jam hebre”.

Pasi Trump dhe Brenner ndryshuan temë, Trump iu kthye subjektit dhe tha: “Nëse do ti kisha këto fjalime, dhe nuk po them se i kam, unë kurrë nuk do ti lexoja ato”.

Në artikullin e Vanity Fair, Ivana Trump tregon gjithashtu se një kushëriri i burrit të saj, John Walter bashkon thembrat dhe thotë “Heil Hitler”, kur viziton zyrën e Trump.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: