Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, ka mbërritur në Itali për t’u takuar me Papa Françeskun dhe disa udhëheqës italianë, duke e bërë këtë vendin e tretë që po viziton që nga marrja e detyrës. Trump ka mbërritur nga Izraeli në aeroportin e Romës Leonardo da Vinçi. Trump dhe Papa Françesku kanë diskutuar nga distanca mbi çështjet e migrimit, ndryshimet klimatike dhe Islamin, shkruan Reuters.

trump ka planifikuar të qëndroj më pak se 24 orë në Romë e më pas të nis fluturimin e tij për në Bruksel për bisedime me krerët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por të enjten do të kthehet përsëri në Itali për samitin e G7-së.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb