Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi të hënën se SHBA ka ndërmend të forcojë arsenalin e vet bërthamor, në mënyrë që të ushtrojë presion mbi Rusinë dhe Kinën.

Trump përsëriti vlerësimin se “Rusia nuk e respekton Marrëveshjen e Armëve Bërthamore të Mesme”, e cila u nënshkrua në vitin 1987, nga e cila Trump kërcënoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara.

“Për sa kohë që njerëzit nuk merren veshë, Shtetet e Bashkuara do të forcojnë arsenalin e vet bërthamor”, tha Tramp, duke shtuar se me këtë i “referohet Rusisë dhe Kinës”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb