Presidenti i SHBA, Donald Trump ka humbur sot vëllain e tij të vogël Robert Trump i cili u nda nga jeta në moshën 71- vjeçare.

Një ditë më parë Trump vizitoi vëllain e tij në një spital të Nju Jorkut duke bërë me dije se ai po kalonte një moment të vështirë.

Mediat amerikane shkruajnë se nuk dihet se pse Robert Trump ka ndërruar jetë por dihet vetëm se ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ditën e djeshme u shtrua në spital.

Ndërkohë Trump në një deklaratë ka thënë se Robert nuk ishte vetëm vëllai i tij, por shoku i tij më i mirë.

”Unë jam me një zemër të thyer vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë.”- tha Trump gjatë një deklarate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb