SHBA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, akuzon Mbretëreshën Elizabetë të Anglisë se e la atë të priste për 15 minuta gjatë takimit të tyre në kështjellën Ëinsdor në Mbretërine e Bashkuar.

Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, në të cilin ai tha se “Anglia nuk ekziston më”, sulmoi edhe gazetarët që sipas të cilëve ai ishte vonuar në takimin me mbretëreshën.

“Historia është komplet ndryshe, unë mbërrita në kohë, dhe m’u desh të prisja 15 minuta,” tha Trump.

“Gëzoj respekt të madh për Mbretërinë e Bashkuar, e respektoj shumë. Njerëzit e quajnë Britani, ata e quajnë Britani e Madhe, më parë e quanin Angli. Shkova me bashkëshorten time atje herët, dhe po pritëm për 15 minuta, po dakort sepse është Mbretëresha,ok?” u shpreh Presidenti.

“U takuam me të dhe kaluam shumë mirë. Ishte takim fantastik. Më pas konsumuam një çaj të shijshëm. Takimi supozohej të zgjaste shumë pak, por zgjati një orë sepse po ia kalonim mirë”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb