FLORIDA

Shteti i Floridës, mjaft i rëndësishëm në zgjedhjet amerikane, me 29 vota elektorale, duket se do të jetë i republikanëve.

Donald trump sa vjen dhe po e blindon këtë shtet, teksa ka fituar të tjera pikë ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

Trump ka fituar 51.2 për qind ose 5 537 257 vota gjithsej, duke qenë dukshëm përpara Biden.

  • foto galeri

Joe Biden nga ana tjetër ka arritur të fitojë 47.9 për qind ose 5 184 668 vota deri tani në Florida.

Në total, deri tashmë Joe Biden ka fituar 119 vota elektorale, kurse Donald Trump ka arritur të fitojë 92 vota elektorale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb