SHBA- “Polemika”, deklarata të shumta, pastaj anullimi dhe në fund një tjetër konfirmim: Takimi me liderin e Koresë së Veriut do të mbahet më 12 Qershor.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka deklaruar vetë një gjë të tillë, duke shtuar se me udhëheqësin koreano-verior do të takohet në datën e caktuar, më 12 qershor, në Singapor. Këto komente presidenti amerikan i bëri pasi priti në Shtëpinë e Bardhë zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol, siç raporton BBC. Ai është zyrtari i parë i lartë i vendit të mbyllur, që vjen për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara në 18 vitet e fundit.

Presidenti Trump tha se gjatë takimit dy-orësh me krahun e djathtë të udhëheqësit koreanoverior, kishin biseduar për një sërë çështjesh: që t’i jepej fund luftës rreth 70-vjeçare mes dy Koreve, si dhe për sanksionet ndaj Koresë së Veriut, për të cilat ai tha se do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.
DF5BD888-5391-4F4B-8C5D-94AF0E91CE30_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s-768x432
Ai tha se në këtë proces një rol të rëndësishëm do të kenë Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina, fqinjët e fuqishëm të Koresë së Veriut. Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më parë, të cilin ai e quajti një takim të rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës koreane.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte hapur çështjen e të drejtave të njeriut me përfaqësuesin e lartë të vendit komunist, Trump tha se kjo çështje nuk ishte diskutuar në takimin e së premtes në Shtëpinë e Bardhë. Por ai tha se udhëheqësit koreanoveriorë janë të interesuar që vendi i tyre të zhvillohet dhe në këtë proces ai tha se fqinjët e tyre do të kenë një rol të rëndësishëm.

Kim Yong Chol një ditë më parë i dorëzoi Presidentit Trump një letër të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, por presidenti nuk komentoi përmbajtjen e saj. I dërguari i Kim zhvilloi bisedime edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: