Në emisionin Open në News 24 u diskutua për vizitën e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump në Paris.
Diplomati i karrierës Agim Nesho tha se Trump në Paris dukej si një star. Ai u shpreh se Trump ishte në Francë, që të takojë Zelenskyn, për të gjetur zgjidhje për luftën në Ukrainë.
Ndërsa, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi deklaroi se Trump rrezaton fuqi dhe me të në krye të Shtëpisë së Bardhë, Amerika shihet ndryshe në sytë e botës.
Agim Nesho: Ballkani do jashtë vëmendjes së Trump, nëse nuk provokon Serbia. Shikoj një Trump që është rikthyer me më tepër sukses. Donald Trump u prit si një star në Paris. Trump shkoi në Francë që të takojë Zelenskyn, që të korrë suksesin e parë, duke i dhënë fund luftës në Ukrainë. Që Trump do të bëjë diçka do ta bëjë, sepse e ka premtuar.
Ledion Krisafi: Trump rrezaton fuqi. Biden kishte nga pas fuqinë e Amerikës, por nuk rrezatonte më fuqi. Nëse bota e shikonte Amerikën pak shtrembër, tani mbajnë qëndrim drejt. Jam kurioz të shikoj sesi do të dalë fitues Trump nga Ukraina, ku rusët kanë 20 përqind të territorit ukrainas.
(Balkanweb)