TIRANE

Donaldi di si ta bëjë të lumtur partneren e tij Bora Zemanin. Së fundmi aktori dhe prezantuesi shqiptar ka realizuar një portret shumë të bukur të moderatores.

Aktori ka postuar një video ku shfaq procesin e realizimit të këtij projekti duke i bërë edhe një dedikim partneres. “Për ty Bora”-shkruan Donaldi, krah surprizës që çdo vajzë do ta donte.

  • foto galeri

Përpos deklaratave të dashurisë që i bëjnë njëri-tjetrit në jetën e përditshme, për Borën e Donaldin ka vend edhe për ta shprehur dashurinë në rrjet. E në këtë rast ra në sy komenti i Borës: “Të duaaaa”. Dhe Donaldi që ia kthen: “Unë më shuuuumë”.

Kujtojmë që çifti janë bashkë prej më shumë se një viti dhe ndonëse në fillim preferuan ta ruanin larg publikut lidhjen e tyre, tanimë nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: