Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj po vazhdojnë të komentohen, edhe pas daljes së këngëtares nga BBV.

Romanca e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pasi këngëtarja u eliminua nga shtëpia e famshme javë më parë.

Donaldi, i cili po vazhdon akoma rrugëtimin e tij brenda shtëpisë, në forma të ndryshme ka treguar se po e ndjenë mungesën e partneres së tij, dhe së fundmi ka bërë një gjest romantik.

Aktori i njohur pas largimit të Beatrix vendosi një fotografi të saj tek shtrati I tij për ta parë herë pas here.

Por, së fundmi të njëjtën imazh ai e ka stampuar në bluzën e tij, teksa i tha Beniadës që i pëlqen kjo foto e këngëtares.

Kujtojmë, që para pak ditësh, Beatrix foli për herë të parë pas largimit nga BB VIP, ajo tha se po ndjen mall për Donaldin, ndërsa ishte e inatosur me veten pse i kishte ndalur ndjenjat dhe emocionet aq shumë.

Këngëtarja tutje tha se me aktorin kuptoheshim edhe me sy pa patur nevojë të komunikonin me fjalë dhe se ajo që ndodhi mes tyre ishte thjesht kimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb