TIRANE

Në spektaklin e javës së kaluar të Big Brother VIP Beatrix Ramosaj mungoi dhe gjithashtu nuk u bë pjesë e darkës që u organizua me disa nga ish-banorët dhe katër finalistëve brenda shtëpisë së famshme.

Me një foto në Instagramin e saj, Anxhelina ka treguar se ndodhet me Beatrix për pushime. Ajo ka ndarë një foto nga jahti, ku duket krahu i kushirirës dhe tatuazhi identifikues i saj.

Beatrix ka vendosur të relaksohet me Anxhelinën, e cila pak ditë më parë reagoi për situatën e ndodhur me Salsanon dhe Ermalin brenda Big Brother Vip.

Arbana tregoi se Beatrix kishte refuzuar të darkonte për shkak të gjithë situatës në shtëpi.

Por, pas këtyre ndodhive Beatrix duket se ka vendosur të largohet nga Shqipëria, dhe sipas burimeve të Telegrafit si destinacion ajo ka zgjedhur Dubain.

Finalja është 4 ditë pranë, por Beatrix ka zgjedhur të qëndrojë larg Donaldit këto ditë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: