TIRANE

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë ngritur dyshimet se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin. Aktori dhe këngëtarja po qëndronin vetëm në oborr mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit.
Donaldi kishte marrë një cigare, nga e cila i dha edhe Beatrixit. Ai nuk e pati problem ta ndante atë me artisten.

Një pjesë e banorëve kanë aluduar se Donaldi mund ta pëlqejë Ramosajn, por prania e Semit në shtëpi nuk e linte aktorin të vepronte siç e ndjente. Kjo sepse Semi është shoqe e ngushtë e ish të dashurës së këngëtarit, Bora Zemanit.

Kur Donaldi deklaroi se është single pasi u puth në buzë me Borën, Semi reagoi menjëherë duke e kritikuar. Megjithatë, pas disa orësh, ajo shkoi t’i kërkojë falje dhe i premtoi se nuk do të ndërhynte më në jetën e tij private, pavarësisht se nuk do t’i pëlqejë aspak nëse e sheh aktorin me një vazjë tjetër.
Bora nga ana tjetër ka zbuluar se po e pret Doanldin që të dalë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” që të flasin e të sqarohen për marrëdhënien që kanë bashkë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb