Donaldi ka diskutuar me banorët e tjerë pas debatit që pati me Ilirin, lidhur me shakatë që ky i fundit bën ndaj Monikës.

Donaldi, teksa fliste bisedonte me disa nga banorët, ka thënë se nuk mërzitet nga debatet që bën me balerinin, pasi atë e shikon si “tost”.

“E shikoj si tost atë, si tost. E vetmja pikëpyetje që kam për Ilirin unë është t’i hedh keçap apo majonezë. Kaq, nuk mi heq dot sytë që kam nga vendi e ta mohoj këtë gjë që shikoj”, tha Donaldi.

Donaldi dhe Ilir, shihen nga publiku si dy konkurrentët më të fortë për të fituar çmimin e madh. Marrëdhënia e tyre nuk është ajo më e mira, pasi shpesh debatojnë, sidomos gjatë mbrëmjeve të spektaklit live. Shpesh ato janë akuzuar nga vetë konkurrentët dhe opinionistët se kanë formuar dy klane në shtëpi, por ata, e kanë mohuar kategorikisht këtë gjë, duke shtuar se janë pozicionuar pranë personave me të cilët kanë më shumë konsideratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: